Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Efekti i turistëve të huaj. Automjetet me qira, 100% të zëna

Nga A2 CNN
18 Gusht 2021, 21:23 | Ekonomi
Efekti i turistëve të huaj. Automjetet me qira, 100% të zëna

Kush ka tentuar të marrë një makina me qira javët e fundit, për pushime, për dasma, ndonjë rast tjetër, me shumë gjasa ka marrë këtë përgjigje në telefon: që nuk ka asnjë automjet të lirë në dispozicion.

Pas një viti thuajse me aktivitet shumë të kufizuar, ky sezon veror ka sjellë një befasim për bizneset që operojnë në tregun e dhënies së automjeteve me qira. Prej majit, të gjesh një automjet të lirë ka qenë jashtëzakonisht e vështirë, veçanërisht për rezervimet e minutës së fundit.

Sipas Andi Allushit, agjent i tregut të automjeteve me qira, shtimi i linjave direkte ajrore me Shqipërinë ka sjellë një numër të lartë turistësh të huaj në vend, që zgjedhin të marrin një automjet me qira.

Kohëzgjatja mesatare e qirasë për një automjet është rreth 12 ditë, për një çmim mesatar 35 euro për makinat e kategorisë ekonomike, kur ka një rezervim paraprak online. Kompanitë që operojnë në treg shprehen se kërkesa e lartë ka qenë e vështirë për t’u menaxhuar, teksa pandemia ka krijuar probleme në furnizimin me automjete nga prodhuesit e makinave.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu