Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Egbo sfidon Lerdën, në derbi vetëm për fitore

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2019, 17:20 | Futboll
Egbo sfidon Lerdën, në derbi vetëm për fitore

Ky i së premtes do të jetë një derbi si asnjë tjetër. Partizani-Tirana do të jetë ndeshja e parë e Superiores që do të luhet në stadiumin e ri, i cili i shtohet spektaklit të tifozerive. Një betejë e përjetshme, e dominuar nga Partizani në vitet e fundit. Vazhdimësia pa humbje duket një detyrim për trajnerin, i cili për rezultatin, është gati të heqë dorë nga loja.

“Gjithë këto vite Partizani ka marrë rezultate pozitive në derbi dhe synojmë të ruajmë vazhdimësinë. Në derbi nuk ka favoritë, ai që vlen është aspekti psikologjik. Jam pragmatist në jetë dhe i tillë mundohem të jem edhe në futboll. Natyrisht që do të hiqja dorë nga loja e bukur për rezultatin në derbi, edhe pse zakonisht rezultati vjen si rrjedhojë e lojës së mirë. Tirana ka një skuadër cilësore dhe padyshim që e shoh ende si pretendent për titullin, por shpresoj të rikthehen në garë në javën pas derbit”, tha Franco Lerda, trajner i Partizanit.

Në stolin bardheblu do të jetë Emanuel Egbo, përherë të parë në rolin e një trajneri në derbi. I mësuar t’i fitojë këto supersfida si lojtar, ish-portieri kërkon maksimumin edhe tani në stol, edhe pse nuk e sheh veten si zgjedhje afatgjatë për Tiranën.

“Nuk mund të them a jam njeriu i duhur apo jo. E kam detyrë ta ndihmoj klubin kur më kërkohet. Nuk mendoj ta drejtoj Tiranën deri në fund, duhet një trajner me më tepër eksperiencë. Nuk na mungon asgjë për të fituar. Duhet të luftojmë çdo ndeshje, duhet durim”, tha Emanuel Egbo, trajner i Tiranës.

Partizani-Tirana luhet këtë të premte, prej orës 19:00 në stadiumin e ri Kombëtar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë