Ekonomi dhe politikë, Bozdo: Rama sillet sikur është 8 vite në opozitë

Luftë duke premtuar rritjen ekonomike. Ulje taksash, rritje pagash për mësuesit dhe mjekët rritje page minimale apo reforma në sektorë të rëndësishëm. Ka të paktën disa ditë që debate në distancë mes mazhorancës dhe opozitës është përqendruar pikërisht në këtë mënyrë.

Partia Demokratike, pasi paraqiti një plan me 5 pika për të dalë nga kriza e shkaktuar si pasojë e pandemisë thotë se së shpejti do të prezantojë dhe platformën e saj me të cilën do t’u kërkojë votën në zgjedhjet e ardhshme qytetarëve. Për të folur për ekonominë dhe zhvillimet e fundit, anëtari i kryesisë se PD, Enno Bozdo, ishte i ftuar në A2.