Ekonomi në pandemi. Sa e ndihmojnë paketat financiare biznesin?

Parashikimet për ekonominë globale dhe atë shqiptare duken mjaft pesimiste nga ekspertët. Në Shqipëri, qeveria ka miratuar dy paketa financiare për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe biznesit. Këto masa shihen si të pamjaftueshme për të stimuluar një ekonomi të brishtë të goditur nga një krizë e tillë. Në lidhje të drejtpërdrejtë me “Ditari” në A2 ishte gazetari i njohur i ekonomisë, Klodian Tomorri, i cili komentoi situatën dhe parashikimet e mundshme për të ardhmen.