Ekonomia e Kosovës. Programi fitues, jetësor për ringritjen nga kriza

Për herë të parë në historinë e saj si shtet i pavarur, Kosova u përball me një krizë ekonomike me përmasa të mëdha dhe pasoja të rënda. Krizë prej nga e cila sot vjen si një nga vendet më të prekura në rajon dhe Europë. Banka Botërore parashikon një rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 8,8%, më i lartë edhe nga ai i Shqipërisë, parashikuar në 8,4%.