Ekonomia e luftës, Shano: Pasojat do të ndjehen të paktën edhe vitin e ardhshëm
Është mbushur një vit nga nisja e sulmit rus mbi Ukrainë, një ngjarje që tronditi ekonominë botërore dhe u shoqërua me disa kriza. Përgjatë kësaj periudhe, çmimet në tregjet botërore shënuan nivele rekord, duke e kërcënuar ekonominë globale nga inflacioni i lartë, i cili ende vijon të jetë kokëfortë. Ekonomia shqiptare gjithashtu vuajti pasojat, ndërkohë që situata u duk se u stabilizuar të paktën për karburantet dhe energjinë. Ndërkohë që një situatë tjetër problematike duket se po troket në tregun financiar amerikan, duke paralajmëruar sërish pështjellim. Në A2 Business këtë të premte u diskutua për efektet e luftës mbi ekonominë shqiptare, e cila po vuan edhe nga një tjetër presion i brendshëm, që është emigracioni i lartë, çka ka bërë që qeveria të kthejë sytë nga tregu i punës dhe të apelojë bizneset për rritje pagash dhe përmirësim të kushteve të punës.