Ekonomia e varur nga bizneset shqiptare, pak ndikim të huajt – A2

Ekonomia e varur nga bizneset shqiptare, pak ndikim të huajt

Ndërsa qeveria gjithmonë e më shumë e vë theksin tek thithja e investimeve të huaja, duke aplikuar edhe lehtësi të ndryshme për këto të fundit, të dhënat zyrtare tregojnë se janë bizneset shqiptare ato që mbajnë në këmbë ekonominë.
Sipas Institutit të Statistikave, 81.3% e totalit të të punësuarve në Shqipëri janë në kompani shqiptare.
Bizneset vendase realizojnë 69.7% të totalit të shitjeve neto në ekonomi, ndërsa mundësojnë 69.9% të totalit të investimeve.
Statistikat nxjerrin në pah edhe një tjetër fakt. Pjesa dërrmuese e investimeve të huaja në vendin tonë janë kompani të vogla dhe kryesisht në fushën e shërbimeve, si call center, të cilat realizojnë investime dhe xhiro të ulët.
Më shumë se gjysma e ndërmarrjeve të huaja që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri janë me origjinë nga Italia dhe Greqia.
Kjo për shkak të afërsisë gjeografike, emigrimit të lartë drejt këtyre vendeve dhe një njohje më të mirë të kulturës së tyre, çka ka kushtëzuar edhe një bashkëpunimi më të madh ekonomik.

Shkarkoni aplikacionin e A2