Ekonomia në fushatë, lufta e drejtuesve politikë të prekin me premtime shqetësimet e qytetarëve

Çështjet që kryesojnë programet elektorale të subjekteve politike, janë alternativat që ofrojnë e mendojnë për ekonominë, duke prekur aty ku qytetari ka nevoja e pritshmëri, në të ardhmen e xhepit të tij, që përkthehen në shërbime, në paga e pensione të rritura e vende të reja pune potenciale. Kjo është formula pothuajse e çdo subjekti që do të qendrojë, ose të vijë në pushtet. Po ku jemi ne sot me alternativat ekonomike? Gazetarja e profilit ekonomik Albana Muçaj na ndihmon të kuptojmë thjeshte e qartë idenë e taksimit.