Ekonomia përballë rrezikut të një karantine të dytë

Përballë rritjes së numrit të të infektuarve dhe viktimave nga COVID-19, Komiteti i Ekspertëve vendosi shtrëngimin e masave. Duke filluar nga e enjtja, ora policore do të fillojë më 20:00 deri në 6:00 të ditës tjetër. Nga kjo orë, edhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve do të ndalohet, përveçse shërbimit “delivery”. A do të ketë efekte në ekonomi ky shtrëngim i radhës i masave? Ekonomia përballë rrezikut të një karantine të dytë, kjo është frika më e madhe sot. Por, ndryshe nga mbyllja e parë, kur ne, si e gjithë bota, hymë në një territor të paeksploruar, tashmë e dimë se çfarë na pret. Ndërsa shtetet e mëdha kanë ende hapësira për të përballuar mbylljen gjatë një vale të dytë, Shqipëria nuk e ka më një luks të tillë. Një mbyllje e dytë te ne do të kishte ndikim më të madh sesa i pari. Për vetë strukturën e ekonomisë sonë, e mbështetur te vetëpunësimi dhe bizneset e vogla me rezerva të pakta “cash”-i. Për këtë u diskutua në “A2 Business” me shumë të ftuar. Një pjesë e të cilëve janë ata që sot po vuajnë orën policore në bizneset e tyre dhe në të ardhurat që sigurojnë.
Të ftuar:
Senida Mesi, deputete e Partisë Socialiste
Majlind Lazimi, ekspert për ekonominë
Abert Gajo, ekspert për ekonominë
Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustrisë
Besnik Vathi, kryetar i Shoqatës së Tur Operatorëve
Enri Jahaj, kryetar i Shoqatës së Bar Restoranteve.