Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ekonomia reale në ngërç, bie besimi te konsumatorët

Nga A2 CNN
9 Tetor 2019, 15:54 | Ekonomi
Ekonomia reale në ngërç, bie besimi te konsumatorët

Pas shqetësimit të Bankës Botërore për situatën makroekonomike në vend, që çoi edhe në rishikimin në ulje të rritjes ekonomike për këtë vit, të dhëna të tjera nga institucionet tona zyrtare flasin për një ngërç edhe në ekonominë reale.

Instituti i Statistikave raporton se inflacioni ka zbritur në 1,3% shtator nga 2,1% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Çmimet janë rritur, çka tregon se rënia e treguesit që indirekt flet për koston e jetesës ka ardhur nga tkurrja e konsumit. 

E në fakt qytetarët janë pesimistë. Kjo verifikohet edhe nga Treguesi i Ndjesisë Ekonomike, publikuar nga Banka e Shqipërisë, ku konstatohet rënie e besimit të konsumatorëve tek ekonomia.

A2 CNN Livestream

Dita jonë