Ekonomia shqiptare, vështirësitë e vitit 2019 dhe sfidat për 2020

Publikuar më: 31/12/2019, ora 18:14

Ekonomia shqiptare ka parë një ngadalësim të ndjeshëm në 2019, me më shumë shqiptarë që lënë vendin, e më pak që kthehen brenda kufijve. Një vit problematik, me presione të shtuara dhe me një rritje ekonomike të përgjysmuar, e goditur fort jo vetëm nga energjia, por edhe nga faktorë të tjerë të brendshëm. Kriza politike që nuk po gjen zgjidhje ka penalizuar performancën e ekonomisë së vendit, duke u kthyer në një faktor pengues për shumë sektorë. Në kushtet kur ekonomia shqiptare nuk arriti t’i shpëtojë ndikimeve sezonale, institucionet financiare ndërkombëtare si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar rishikuan me tkurrje parashikimin për rritjen ekonomike, përkatësisht në 2.9 dhe 3%, çka detyroi më pas edhe qeverinë të ulë parashikimin në 3.9%, nga 4.3% që ishte planifikuar në fillim të vitit.