Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Eksodi i Kosovës, koronavirusi frenon pelegrinazhin në Kukës

Nga A2 CNN
17 Prill 2020, 15:10 | Kosova
Eksodi i Kosovës, koronavirusi frenon pelegrinazhin në Kukës

Ky është viti i parë pas 20 vitesh nga eksodi i vëllezërve kosovarë, të vitit 1999, që në fshatin Pobreg të Kukësit nuk vijnë shqiptarët e Kosovës për të përkujtuar mikpritjen e gjithë qytetarëve të Kukësit gjatë eksodit egër serb.

Kamera e A2 udhëtoi në fshatin Pobreg në familjen e Fidaim Didës, shtëpia e të cilit gjatë eksodit dhe luftës në Kosovë u kthye në një bazë të vërtetë jo vetëm të pritjes, por edhe të armatosjes mjekimit dhe dërgimit të ushtarëve drejt frontit të luftës kundër regjimit serb të Miloshevic. Fidaim Dida, sot një veteran i UÇK, tregon përjetimet e atyre ditëve mjaft të vështira, kur regjimi i Miloshevic synonte spastrimin etnik të Kosovës.

Janë me qindra familjet nga Kosova që në këtë periudhë vijnë në Kukës për të përkujtuar mikpritjen e kuksianëve gjatë ditëve të vështira të eksodit, por izolimi për shkak të koronavirusit ka bërë që këtë vit ta përkujtojnë në banesat e tyre me shpresën për t’u ritakuar së shpejti.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani