Eksodi i madh, pse po largohen shqiptarët sot?

Shqiptarët po largohen. E ndërsa disa vite më parë emigronin, ata që nuk kishin një punë apo të ardhura për të jetuar, tashmë po ikën edhe intelektualët, ata që kanë punë dhe mirëqenie. Drejt destinacioneve të preferuara që janë vendet europiane kryesisht Gjermania, Britania e Madhe dhe Italia, por edhe më larg, si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tre dekada pas ndërrimit të sistemit politik dhe ekonomik, shqiptarët janë sërish në rrugë. Pse po emigrojmë? Për këtë temë u diskutua këtë të mërkurë në A2 Business Week, bashkë me Blerina Gjylametin, deputete e Partisë Socialiste, Kastriot Sulkën, ish-zëvendësministër i Punës, eksperten për ekonominë Lindita Milo dhe Xhevit Hysenaj, kryetar i shoqatës së prodhuesve dhe eksportuesve të bimëve mjekësore.