Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ekspertët e ODIHR në Tiranë, nisin takimet për Reformën Zgjedhore

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2020, 19:16 | Politikë
Ekspertët e ODIHR në Tiranë, nisin takimet për Reformën

Ekspertet e ODIHR kanë mbërritur në Tiranë për të asistuar konkretisht mbi çështjet për të cilat janë të interesuara palët politike për Reformën Zgjedhore.

Pas takimit të parë, bashkëkryetarët e komisionit të reformës, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari u shfaqen optimistë për gjetjen e rrugës së dakordësisë me opozitën për rishikimin e ligjit zgjedhor.

“ODIHR ka sjellë një grup permanent në mbështetje të grupit të punës. Nesër kemi mbledhjen tjetër ku dot ë fillojmë të diskutojmë propozime. Besoj se do ta gjejmë shumë shpejt konsensusin për financimin e fushatave zgjedhore”, tha Damian Gjiknuri. “Do të merren parasysh draftet që kemi hedhur në tryezë. Pra ekspertët do t’i shohin të gjitha dhe më pas do të bien dakord mbi prioritetet”, u shpreh Rudina Hajdari.

Optimistë për konsensusin u shfaq edhe Oerd Bylykbashki, përfaqësues i PD në këshillin politik të ngritur pikërisht për këtë reformë. “Sigurisht që objektivi ynë është të arrijmë konsensus për të garantuar që zgjedhjet e ardhshme të jenë absolutisht një gjë e kundër nga ajo që kanë parë më 30 qershor”, tha ai. Ndërsa për Petrit Vasilin, “15 marsi është një objektiv për t’u përmbushur dhe për të cilin kërkohet impenjim shumë i madh, por edhe vullnet i fortë politik”.

Palët kanë punuar gjatë këtyre ditëve me drafte konkrete, të cilat prezantohen të mërkurën në tryezën e punës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani