Ekspertët kërkojnë një Ent Rregullator për çmimet e telekomunikacioneve

Ekspertët këshillojnë ngritjen e një enti rregullator për tregun e telekomunikacioneve, me qëllim shmangien e abuzimeve nga kompanitë dhe mbrojtjen e konsumatorëve. Për Pano Sokon, operatorët kanë marrëveshje duopol, çka dëshmohet jo vetëm në rritjen e fundit të çmimeve për paketat ditore dhe javore, por edhe në të kaluarën me shumë raste të ngjashme. Eksperti Soko shpjegon se Autoriteti i Konkurrencës është i pafuqishëm për të shmangur abuzimet në këtë treg dhe mbrojtur konsumatorët, pasi edhe gjobat që vendosen, janë shumë të vogla kundrejt fitimit që garantohet nga kompanitë.

Shkarkoni aplikacionin e A2