Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ekspertët për reformën: Depolitizim i administratës zgjedhore dhe ndarje e partisë nga shteti

Nga A2 CNN
16 Qershor 2022, 16:07 | Politikë
Ekspertët për reformën: Depolitizim i administratës

”Puna për reformën zgjedhore veç aktorëve politikë përfshin edhe ekspertët që vazhdimisht kanë qenë prezent me sugjerimet e tyre. Në një intervistë për A2 CNN, drejtorja ekzekutive e shoqatës për Kulturë Demokratike, Gerta Meta, sheh të nevojshme një reformë të thellë dhe të pandikuar nga interesat e politikës që sipas saj në fokus kanë vetëm zgjedhjet e radhës.

“Natyrisht, ky lloj diskutimi duhet të finalizohet dhe duhet ta kemi këtë lloj produkti. Aktorët e politikës në Shqipëri duhet ta kenë në qasjen e tyre për të pasur një vizion se sa afatgjatë dhe sa vizionar duhet të jetë”, tha Meta.

Të njëjtin mendim ndan edhe drejtuesi i Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të konsoliduara, Premto Gogo, i cili thekson se nuk ka pasur diskutime të mirëfillta në lidhje më këtë çështje, por vetëm marrëveshje mes dy forcave kryesore politike në vend që sipas tij kanë prodhuar paqëndrueshmëritë e sistemit.

“Sapo përqafojmë një sistem nuk e lëmë që të prodhojë rezultatet e veta në mënyrë që të kolaudohet dhe shkojmë në ndryshime të tjera, duke krijuar paqëndrueshmëri të sistemit”, thotë ai.

Mundësimi i votës së emigrantëve dhe depolitizimi i administratës zgjedhore janë disa prej poblematikave që sipas ekspertëve duhen adresuar.

 “Administrata shtetërore duhet të ndahet dallueshëm nga politika dhe ligji për partitë politike që duhet të bëjë që partitë politike të kenë detyrime”, shton Gogo.

“Pati premtin për votën e emigrantëve, depolitizimit e administratës zgjedhore, një shqetësim të madh përbën kosto e fushatave, financimi i partive politike”, tha Gerta Meta.

Meta nuk jep një propozim për llojin e sistemit që duhet të përdoret, por thekson se në fokus duhet të mbahet interesi i votuesve.

“Ndërhyrjet në sistem duhet të jenë të menduar shumë mirë për t’i shërbyer interesit shqiptar për të tejkalkuluar gjithë votën”, tha ajo.

Gogo sheh sistemin proporcioal kombëtar me lista të hapura si të duhurin, por sipas tij kjo duhet të shoqërohet me një rishikim tërësor të ligjit themeltar të shtetit.

 “Ka nevojë për një shikim të thelluar të kushtetutës në Shqipëri”, thekson Gogo.

Ekspertët në fund ngrenë shqetësimit që pavarësisht problematikave që adresojnë ato nuk janë marrë parasysh nga përfaqësuesit e politikës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli