Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Eksperti i ekonomisë: Për bizneset “lufta” e vërtetë fillon tani, garancia sovrane nuk është ndihmë

Nga A2 CNN
15 Maj 2020, 10:37 | Ekonomi
Eksperti i ekonomisë: Për bizneset “lufta” e

Sipas raporteve ndërkombëtare, Shqipëria do të jetë e goditur rëndë në ekonominë e saj gjatë këtij viti, për shkak të masave kufizuese ndaj koronavirusit. Në radhë të parë, sepse struktura e prekjeve ekonomike vijnë nga sektorë si turizmi, industria e transporteve dhe shërbimet si bare dhe restorante, që përbëjnë kolona nga më të rëndësishme në ekonominë tonë.

Qeveria ka vendosur një seri masash lehtësuese, që po krijojnë debat midis ekspertëve të ekonomisë. Njëri prej tyre, Pano Soko, tregohet skeptik.

Përtej fatkeqësisë globale, Soko analizon vendimet e qeverisë që sipas tij e kanë përkeqësuar situatën. “Ne u treguam shumë të ashpër me masat, po përshembull fashat orare, në vend të distanconin kanë grumbulluar njerëzit, dhe është arsye pse konsumi është në pikiatë.  Njerëzit nuk kishin kohë të blinin asgjë përveç ushqimeve, madje edhe sot që dyqanet e tjera po hapen, ata nuk kanë kohë të shkojnë se shkelin rregullin e fashave dhe bizneset mbyllen”.

Projeksionet flasin për rreth 60 mijë vende pune tashmë të humbura, por eksperti thotë për A2 se këto janë përllogaritje fillestare, dhe shpjegon përse.

“Masa e ndikimit te buxheti i shtetit pritet të jetë rreth 600 milionë dollarë. Kjo shifër e projektuar në ekonomi, pak a shumë 4 herë më shume,  shkon në 2.4 miliardë dollarë. E projektuar në vende pune, kjo shifër përkthehet  në rreth 240 mije vende pune teorike që humbasin”, thotë ai.

Ndërkohë, është aprovuar linja e dytë e garancisë sovrane, po sipas tij kjo masë nuk i jep lehtësimin e duhur bizneseve.

Sipas tij, “shteti merr 40% të riskut, por nuk është diçka e madhe, sepse bankat do te jenë gjithsesi të kujdesshme, duke parë situatën e bizneseve. Është ndihmë garancia? Nuk besoj, se po të ishte, bankat kanë vetë kolaterale. Do të ishte ndryshe sikur shteti të paguante normën e interesit, ose të garantonte 100% të riskut”.

Për Sokon, “lufta”  e vërtetë e biznesit fillon tani, dhe se efektet që nuk janë të dukshme në këtë moment, do të qartësohen në shtator. Sipas tij, qeveria duhet të shtyjë njerëzit të shpenzojnë, dhe të kenë besim në të ardhmen, sepse mungesa e qarkullimit të parasë po paralizon konsumin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë