Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Eksperti i shëndetësisë: Masat nuk duhet të jenë unike, por inteligjente

Nga A2 CNN
14 Prill 2020, 09:44 | Aktualitet
Eksperti i shëndetësisë: Masat nuk duhet të jenë unike,

“Duhet që metropoli dhe fshati të trajtohet ndryshe tashmë. Duhet të kemi një përafrim të diferencuar me situatën. Masat nuk duhet të jenë unike, por të jenë inteligjente. Ky është një problem mjekësor dhe unë mendoj se sistemi ynë ka treguar se ka kapacitete”.

Kështu u shpreh në A2 eksperti i shëndetësisë, Erion Dasho teksa komentoi situatën nga koronavirusi në vendin tonë. 

“Në Shqipëri, fatmirësisht situata duket se është nën kontroll dhe ne kemi një numër rastesh ditore, i cili është plotësisht i përballueshëm për sistemin tonë shëndetësor. Në çdo vend, numri i rasteve të raportuara tregon vetëm majën e ajsbergut. 80 përqind e rasteve kalojnë pa simptoma ose me simptoma të lehta. Askush nuk e sheh në numra të raportuara këtë pamje. Numri i rasteve mund të jetë deri në 20 herë më i lartë se ai që shihet. Por ajo që ne shohim janë spitalet. Ne kemi shtretër rezervë për pacientët dhe kjo flet se situata është nën kontroll”.

Sa i përket situatës në Shkodër, atje ku një ditë më parë u raportuan 13 raste, eksperti i shëndetit publik theksoi se edhe në këtë qytetet situata nuk mund të quhet alarmante. “Çdo vdekje me koronavirus raportohet në OBSH, por udhëzimet që vijnë nga OBSH-ja kanë edhe detaje të tjera. Kryesorja, në rastin e Shkodrës, është se masat nuk duhet të shikohen si të veçuara. Rritja e numrit të rasteve në Shkodër tregon që ka nevojë për masa urgjence, por situata nuk është alarmuese edhe në këtë qytet”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë