Eksperti i Sigurisë: Policia i realizoi dy qëllimet e saj

Arjan Dyrmishi, ekspert për sigurinë dhe analist, komentoi në studion e Ditarit të orës 19:00, protestën e sotme të opozitës dhe reagimin e policisë në një situatë të tillë.

“Krahasuar me protesta e viteve të kaluara, kur janë përdorur edhe armë zjarri, mendoj që policia reagoi në mënyrë proporcionale. Policia ia arriti të realizonte dy qëllimet që kishte, të menaxhonte ruajtjen e institucioneve, por edhe të garantonte që protestuesit të mos dëmtoheshin”, tha Dyrmishi.

Shkarkoni aplikacionin e A2