Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Eksportet shqiptare, rimëkëmbje e lehtë në korrik, por rënia ende e thellë

Nga A2 CNN
17 Gusht 2020, 14:16 | Ekonomi

Edhe pse në korrik eksportet kanë shënuar shenja rimëkëmbje, situata është ende larg asaj të një viti më parë. Instituti i Statistikave raporton se për në këtë periudhë eksportet arritën vlerën e 25 miliardë lekëve, duke shënuar një rënie prej 11.6 % kundrejt korrikut të një viti më parë dhe një rritje prej 6.2 % kundrejt qershorit të këtij viti.

Situata paraqitet e vështirë edhe si periudhë 7-mujore, ku rënia vjetore e eksporteve vlerësohet në 16.8%. Grupet që kanë pësuar goditjen më të fortë janë “Tekstile dhe këpucë”, ato që ndryshe njihen si fasonët.

Sipas INSTAT, në korrik, rënia vjetore e eksporteve të fasonëve vlerësohet në 6.6 %. Tekstilet dhe këpucët janë grupi më i eksportuar në vend, me një të tretën e totalit, por edhe më i godituri nga pandemia, për shkak të varësisë shumë të madhe të kontratave nga Italia.

Statistikat zyrtare të korrikut flasin për rënie të eksporteve edhe në grupet e tjera me -3.6% tek “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” dhe -1.3% te grupi “Materiale ndërtimi dhe metale”. Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar pozitivisht grupi: “Ushqim, pije, duhan”, ndonëse me vetëm 0.8 pikë përqindje rritje.

Eksportet janë një ndër burimet e rritjes së ekonomisë. Rënia e fortë që ato kanë pësuar tregon se do të duhet ende shumë kohë për rimëkëmbjen, një proces që nuk do të varet vetëm nga ecuria e prodhimit vendas, por edhe nga situata në vendet partnere, të goditura gjithashtu fort nga pandemia e COVID 19. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani