Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ekspozitë në Zvicër në nderim të mjeshtrit shqiptar të pikturës

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2018, 12:17 | Aktualitet
Ekspozitë në Zvicër në nderim të mjeshtrit shqiptar

A2 News udhëtoi këtë fundjavë drejt Luganos, qytetit zviceran, ku mjeshtri Ibrahim Kodra zgjonte muzën e telajove të tyre.

Pikërisht këtu, ata që e njihnin më së miri Kodrën kanë çelur një ekspozitë në nderim të 100 vjetorit të mjeshtrit të pikturës.

Tablo plot ngjyra, post kubiste, por edhe grafika të thjeshta që Ibrahim Kodra i realizoi gjatë studimeve në Milano e deri ditët e fundit të jetës së tij, gjenden këtu në një ekspozitë, të vetme.

Kuratorja e gjithë këtij projekti ku nderohet piktori shqiptar është Maria Pacolli, që edhe pse e njohu Ibrahim Kodrën në ditët e fundit të jetës së tij, tregon se misioni i tij në art është një lëvizje që ajo do ta çojë deri në fund.

“Qëllimi ynë kryesor është të kujdesemi për trashëgiminë që ai na ka lënë, për veprat e tij. Për koleksionin që na ka besuar dhe për të plotësuar dëshirën e tij, të kultivojmë brezin e ri me art, sidomos të rinjtë dhe fëmijët, në mënyrë që ata ta duan pikturën”, tregon Maria Pacolli, drejtuese e fondacionit zviceran, “Ibrahim Kodra”.

Stefano Mazzati, kuratori i kësaj ekspozite, tregon për A2 News se është përpjekur t’i ekspozojë veprat e Kodrës në mënyrë kronologjike.

“Koncepti i ekspozitës ishte që të rrëfenim gjithë krijimtarinë e Kodrës, që kur ai mbërriti në Itali e deri në ndarjen e tij nga jeta, për të kuptuar edhe se si është zhvilluar kjo krijimtari”, tha Stefano Mazzati.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Lugano të Zvicrës deri më 15 shkurt, për të manifestuar 100 vjetorin e piktorit të madh Ibrahim Kodra.

A2 CNN Livestream

Dita jonë