Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ekzekutimi i avokatit, çështja do hetohet nga krimet e rënda

Nga A2 CNN
26 Mars 2019, 15:29 | Kronikë
Ekzekutimi i avokatit, çështja do hetohet nga krimet e rënda

Vrasja e avokatit Ravik Gurra në qytetin e Elbasanit, i ka kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Kalimi i dosjes nga Prokuroria e Elbasanit te Krimet e Rënda, bëhet për shkak të cilësimit juridik të kësaj ngjarje, e cila është referuar si vrasje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës, si avokat.

Edhe pse nuk është bërë publike ndonjë çështje e veçantë që mund t’i ketë kushtuar jetën avokatit 50-vjeçar, policia dhe prokuroria për momentin nuk e lidhin ekzekutimin e tij për çështje jashtë profesionit apo që mund të kenë lidhje me jetën e tij private.

Në kushtet kur autoritetet ligjzbatuese ende nuk kanë një identikit të autorit të kësaj vrasje, kanë marrë dhjetëra dëshmi të kolegëve dhe familjarëve të avokatit të vrarë si dhe është dërguar për këqyrje edhe celulari i viktimës.

Ndërkaq dhoma kombëtare e avokatisë në shenjë proteste dhe solidariteti me kolegun e vrarë ka njoftuar se do të ndërpresë shërbimet për tri ditë me radhë nga e mërkura deri ditën e premte të kësaj jave. Ndërsa dhoma e avokatëve të Elbasanit ka bojkotuar punën për gjatë gjithë kësaj jave.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli