Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ekzekutimi i biznesmenit, “avullimi” i makinës së ngjarjes, kamerat fiksuan vëllanë e Rrushit

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2021, 19:27 | Kronikë
Ekzekutimi i biznesmenit, “avullimi” i makinës së

Automjeti “Volkswagen Passat” i Fredi Rrushit, në bordin e të cilit hipi biznesmeni Ruzhdi Hoxha para se të ekzekutohej dhe mbulohej me gurë e zhavor mbrapa Dajtit, nuk është gjetur ende nga hetuesit.

Për fshehjen e tij akuzohet vëllai i të akuzuarit për vrasjen, Pajtim Rrushi, i cili nuk ka pranuar të tregojë vendndodhjen me pretendimin se s’e mban mend. Por dyshimet se në mjet mund të ketë prova të rëndësishme për zbardhjen e ngjarjes janë shtuar për shkak të një filmimi që ndodhet tashmë në duart e grupit të hetimit.

Katër ditë pas zhdukjes së biznesmenit 43-vjeçar, mbrëmjen e 25 tetorit, një kamera sigurie ka fiksuar mjetin të parkohet para lokalit të Pajtim Rrushit. Mjeti është parkuar aty nga një person me iniciale B. K., që ka pretenduar se i ka çuar çelësat Pajtimit dhe rrëfyer atij se vëllain e kishin ndaluar.

https://a2news.com/2021/11/08/vrasja-e-biznesmenit-itinerari-minute-pas-minute-celulari-tradhtoi-fredi-rrushin/

Sipas dosjes së prokurorisë, në një hark kohor prej 20minutash ai dhe Pajtimi shquhen të bëjnë lëvizje nga makina në lokal dhe anasjelltas. Në një prej pamjeve B. K. kërkon diçka në kabinën e mjetit me dritën e telefonit, ndërsa pak minuta më vonë ai shkon tek mjeti më një qese të madhe në dorë bashkë me Pajtimin dhe pastaj largohet.

Më pas, sipas prokurorisë, Pajtim Rrushi, hap derën e mjetit, sheh rreth e qark edhe futet në të. Ndërsa është brenda në automjet, tek dera e shoferit vjen një punonjës policie, i cili pasi komunikon me drejtuesin largohet. Në orën 19:26 minuta, sipas prokurorisë, mjeti lëviz duke u larguar nga këndi i shikimit të kamerës dhe nga ai moment nuk dihet vendndodhja e tij. Hetuesit dyshojnë se në të mund të ketë prova të vlefshme, përshi gjurmë ADN-je të të viktimës. Nga ana tjetër, zhdukja e mjetit ka ngritur dyshime se ekzekutimi mund të jetë kryer në mjet dhe për pasojë në të të ketë njolla gjaku, apo shenja plumbash, fakt që ka shtyrë të dyshuarit ta fshehin atë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë