Ekzekutimi i Planajt, hetime lidhur me përfshirjen e “Kumbarit” në fushatën zgjedhore

Prokuroria dhe policia, krahas hetimit të përplasjes mes grupeve kriminale, nuk përjashtojnë dhe pistën e ekzekutimit të Bardhok Planajt për shkak të përfshirjes së tij në fushatën zgjedhore.

Për këtë, hetuesit kanë verifikuar takimet e dy javëve të fundit të Bardhok Planajt, kjo dhe pas zbardhjes së telefonatave që ai ka pasur në qytetin e Shkodrës. Njëri prej celularëve të tij u gjet në gjendje pune pasi 46-vjeçari u ekzekutua me breshëri kallashnikovi.

Hetuesit ende nuk kanë marrë në pyetje familjarë të tij, por disa persona që Planaj ka pasur kontakte e të cilët kanë thënë se ai kishte nisur takime lidhur me fushatën zgjedhore prej disa kohësh.

Nga ana tjetër, hetuesit janë përqendruar te spitali rajonal i Shkodrës aty ku ishte dhe vizita e fundit e Bardhok Planajt.

30 kamera sigurie janë sekuestruar në të gjithë itinerarin që të çon për te spitali pasi dyshohet se makina e atentatorëve ka qenë gjatë gjithë kohës në ndjekje. Pasi u kthye në shtëpi dhe la bashkëshorten, 47-vjeçari doli sërish, ndërsa nga një distancë prej 50 metrash nga makina e tij u qëllua për vdekje. Dy ekzekutorët, për hetuesit, janë profesionistë pasi në lëvizje ata goditën 79 herë në të njëjtën pikë në krahun e shoferit.

  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, Sfidat për zgjedhje të lira!
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, i ftuar Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, i ftuar ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, të ftuar dhe analistët Edlira Gjoni dhe Mentor Kikia
  • LAJMI I FUNDIT | Celibashi shpjegon në “Absolut 4” mënyrën si duhet të votojmë në zgjedhje
  • LAJMI I FUNDIT | Dështimi për votën e emigrantëve, Celibashi: Procesi ishte shumë kritik
  • LAJMI I FUNDIT | Celibashi: Nuk donim të vinim në diskutim kredibilitetin e këtij procesi
  • LAJMI I FUNDIT | Dështimi për votën e emigrantëve, Celibashi: Njëra nga palët nuk do ta pranonte