Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Ekzekutimi i Planajt, prokuroria dyshon se ndihmoi në fshehjen e një vrasësi në 2019

Nga A2 CNN
6 Prill 2021, 16:16 | Kronikë
Ekzekutimi i Planajt, prokuroria dyshon se ndihmoi në fshehjen e një

Dy ditë nga vrasja e Bardhok Planajt në Dobraç të Shkodrës, prokuroria ka sekuestruar kamerat e spitalit rajonal aty ku 47-vjecari vizitoi nënën e tij të sëmurë.

Hetuesit dyshojnë se 50 minuta para se të ekzekutohej një grup vëzhgonte lëvizjet e tij në spital ku Planaj shoqërohej nga bashkëshortja.

Sa i përket pistave të mundshme të vrasjes së tij, prokuroria mendon se eliminimi është bërë si pasojë e konflikteve mes grupeve kriminale në Shkodër. Këtu hetuesit i janë rikthyer një ngjarjeje kriminale në qytetin e Shkodrës, të ndodhur në vitin 2019, ndërsa Bardhok Planaj dyshohet se ka favorizuar vrasësin duke e strehuar apo dhe dhënë ndihmë për t’iu shmangur kapjes së policisë.

Pasi u kthye në shtëpi dhe la bashkëshorten 47-vjeçari doli sërish ndërsa nga një distancë prej 50 metrash nga makina e tij u qëllua me breshëri kallashnikovi.

https://a2news.com/2021/04/05/vrasja-e-kumbarit-perplasja-mes-grupeve-kriminale-dhe-ekzekutimet-qe-nga-viti-2018/

Në vendngjarje policia sekuestroi 79 gëzhoja, ndërsa automjeti i atentatorëve u gjet jo shumë larg vendit të ngjarjes duke u djegur së bashku me armët.

Në trupin e “Kumbarit” u gjetën dhe dy celularë njëri prej të cilëve i dëmtuar ndërsa tjetri në gjendje pune por që u dërgua në laboratorin kriminalistik në Tiranë. 

https://a2news.com/2021/04/05/momenti-i-ekzekutimit-te-kumbarit-te-shkodres/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani