Ekzekutimi i Shkëlzen Kastratit, policia zbardh ngjarjen, shpall në kërkim 4 persona

Policia shpalli në kërkim 4 të rinj, si të dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, ngjarje e ndodhur më 1 shkurt në Fier. Mësohet se atentatorët janë larguar nga Shqipëria drejt një vendi të Bashkimit Europian, ndërsa Policia ka kërkuar bashkëpunimin e homologeve për të bërë të mundur arrestimin e tyre.