Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ekzekutohet Edmond Çekiçi në Durrës, u qëllua sapo doli nga banesa

Nga A2 CNN
20 Mars 2021, 09:29 | Kronikë

Edmond Çekiçi, ish-pjesëtar i bandës së Lulzim Berishës, është vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Durrës.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40, në lagjen nr.16. Viktima është qëlluar me breshëri plumbash sapo ka dalë nga banesa e tij.

Edmond Çekiçi, personi i cili mbeti i vrarë në Durrës

Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore  në hyrje e në dalje të Durrësit  si dhe në drejtim të Tiranës e Kavajës.

https://youtu.be/ZUGn2il4TxI

Mësohet se në Sukth është gjetur duke u djegur një mjet tip “Benz”,  me targa të vjedhura, që dyshohet se është përdorur nga autorët.

https://a2news.com/2021/03/20/vrasja-e-edmond-cekicit-ne-durres-gjendet-nje-automjet-duke-u-djegur/
https://a2news.com/2021/03/20/kush-eshte-edmond-cekici-me-dy-mbiemra-ish-anetar-i-bandes-se-lul-berishes/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli