Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Ekzekutohet me breshëri kallashnikovi i riu në Vlorë

Nga A2 CNN
24 Maj 2020, 08:01 | Kronikë

Një 25-vjeçar i identifikuar si Kristian Breshanaj është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi në derën e shtëpisë rreth orës 1:30 minuta të mëngjesit të së dielë. 25-vjeçari është djali i shefit të reanimacionit të Spitalit të Vlorës dhe në fund të muajit shkurt ishte kthyer nga Belgjika. Ngjarja ndodhi në Ujin e Ftohtë në zonën e njohur si "7 pallatet".

Atentatorët kanë përfituar nga rrugicat e shumta të pa ndriçuara të lagjes për të ekzekutuar me breshëri kallashnikovi të riun nga Vlora, i cili ka gjetur vdekjen në vendngjarje pak minuta pas ngjarjes.  Në trupin e viktimës janë konstatuar 5 plumba. 

Viktima Kristian Breshanaj

Policia lokale e mbërritur në vendngjarje  ka shoqëruar disa persona, dëshmitë e të cilëve mund të ndihmojnë hetimin. 

Sakaq, mjeti i atentatorëve një BMW me targa greke ( të vjedhura) dyshohet është konstatuar 1 orë më vonë e djegur në lagjen "10 Korriku" . 

Në brendësi të mjetit është konstatuar edhe arma e krimit,  por e djegur plotësisht pa pasur mundësi të identifikohen gjurmë. Dyshohet se atentatorët kanë qenë dy persona ndërsa policia shoqëroi 12 të tjerë. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë