Elbasan, apeli i Policisë: Zbatoni rregullat e qarkullimit

Në kulmin e sezonit veror qarku i Elbasanit edhe pse jo me resurse të shumta turistike, po përballet me një fluks të shtuar të trafikut rrugor.
Hapja plotësisht e autostradës Tiranë-Elbasan ka bërë që një pjesë e mirë e mjeteve që vijnë nga jugu zgjedhin tunelin e Kërrabës për të ardhur në Tiranë.
Pavarësisht se nuk është një qytet me potenciale të theksuara turistike, qyteti i Elbasanit ka një trafik të rënduar gjate sezonit veror. Kjo për shkak se është një nyje strategjike dhe lidhëse mes qyteteve të skajeve të ndryshme.
Hapja plotësisht e autostradës Elbasan-Tiranë e ka shtuar qarkullimin në qarkun e Elbasanit. Në kulmin e sezonit turistik sektori i rrugores apelon të tregohet kujdes me lëvizjen në rrugë, të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor, ndërsa bëhet me dije se policia rrugore nuk do të toleroj asnjë shkelje në rrugë që vë në rrezik jetën e qytetarëve.
Në veçanti shkeljet që janë burim aksidenti, si parakalimet e gabuara, mos vendosja e kaskës mbrojtëse dhe rripit, shpejtësia mbi normat e lejuara, si dhe përdorimi i celularit, që është kthyer në një burim të madh aksidentesh, të gjithë drejtuesit të bëjnë shumë kujdes sepse forcat e rendit do të jenë shumë të rreptë në këtë drejtim”, thotë Kreshnik Skendo, shefi i Qarkullimit Rrugor.
Në krahasim me një vit më parë, shifrat janë pozitive sa i takon aksidenteve rrugore dhe atyre që kanë mbetur viktimë e rrugëve. Janë regjistruar 12 aksidente më pak, 4 të vdekur më pak dhe po ashtu të lënduar më pak.

Shkarkoni aplikacionin e A2