Elbasan, blerësit: Pas izolimit, çmimet e fruta-perimeve janë të larta

Periudha pas izolimit nga Covid-19, ka sjelle rritje të çmimeve për produktet bujqësore. Blerësit pranë tregut kryesor te fruta perimeve në Elbasan, ankohen se çmimet e thuajse të gjitha produkteve janë rritur krahasuar me periudhën para izolimit edhe pse tani ka filluar edhe prodhimi vendas.
“Shumë shtrenjtë, nuk blihen. Duhet të kishte kontrolle më shumë, jemi në krizë. Në Divjakë po hudhen në kanale me maune, kurse këtu shihni sa kushtojnë gjerat”, thonë blerësit që ndodhen në treg.
Nga ana tjetër, tregtarët ankohen se nuk ka fare fuqi blerëse. Që pas rihapjes së tregut të fruta perimeve në Elbasan, numri i qytetarëve që blejnë në këtë treg ka rënë ndjeshëm.