Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Elbasan, shtohen rastet pozitive, por jo vaksinimet

Nga A2 CNN
25 Gusht 2021, 16:57 | Aktualitet
Elbasan, shtohen rastet pozitive, por jo vaksinimet

Ashtu si në të gjithë vendin, edhe Elbasani javët e fundit po përballet me rritje të rasteve të infektimeve me Covid-19.  

Drejtori i qendrës së kujdesit parësor shëndetësor, Xhevahir Budani, rendit disa nga arsyet e kësaj situate, ndonëse pranon se situata konsiderohet sërish si e qetë: “Këto ditë ka pasur shtim të numrit të rasteve. Kjo vjen nga varianti i ri Delta dhe mungesa e kujdesit nga ana e qytetarëve”.

Ndonëse vaksinimi vlerësohet që po ecën me ritme të kënaqshme dhe që parandalon simptomat e rënda të virusit në rang qarku, në Elbasan rezultojnë të vaksinuar më pak se një e treta e popullsisë. Moshat e reja janë më indiferentët për t’u vaksinuar.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Elbasan kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 24 persona, ndërsa rastet aktive janë 304.

A2 CNN Livestream

Dita jonë