Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Elbasan, vritet me armë zjarri vëllai i të kërkuarit për grabitjen në Rinas

Nga A2 CNN
17 Shtator 2020, 07:21 | Kronikë

Bujar Çela, vëllai i një prej personave të shpallur në kërkim për grabitjen e famshme të Rinasit, Talo Çelës, është ekzekutuar mëngjesin e kësaj të enjte në zonën e Bradasheshit, pranë qytetit të Elbasanit.

Atentati mafioz ka ndodhur rreth orës 05:40 në një lokal që funksiononte 24 orë pranë rrugës nacionale Elbasan-Durrës.

Viktima, Bujar Çela

Nga të dhënat paraprake dhe dëshmitë e atyre pak personave që kishin dëgjuar zhurma, autorët dyshohen të jenë tre persona, të cilët kanë qëlluar me armë në momentin që 50-vjeçari sapo ka mbërritur pranë lokalit. Më pas autorët janë larguar me një automjet, i cili është gjetur i djegur rreth 8 kilometra larg zonës ku ndodhi vrasja, në fshatin Murrash.

https://www.youtube.com/watch?v=sK_M_hlQUW0

Nisur nga e kaluar e viktimës, i cili ka qenë një person pa probleme dhe precedentë, një njeri i përshkruar si familjar dhe i qetë, policia dyshon se atentati i mirë organizuar dhe i dyshuar me pagesë, mund të ketë ardhur për shkak të së kaluarës së vëllait, Talo Çela, që vazhdon të jetë person në kërkim. 

Ndërkohë, edhe pse ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi performanca e policisë në qytetin e Elbasanit është rritur ndjeshëm, vrasjet tipike mafioze nuk po ndalen që prej muajit korrik-gusht.

Bujar Çela duhej të ishte një person që duhej të vëzhgohej nga policia pikërisht për të njëjtën arsye që vetë policia beson që e kanë vrarë, të kaluarën kriminale të të vëllait.

A2 CNN Livestream

Dita jonë