Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Elbasan, zbardhen 3 ngjarje të vjetra kriminale

Nga A2 CNN
14 Qershor 2019, 18:28 | Kronikë
Elbasan, zbardhen 3 ngjarje të vjetra kriminale

Më në fund, policia dhe prokuroria kanë nisur të zbardhin disa nga ngjarjet e vjetra kriminale të ndodhura ndër vite në qytetin e Elbasanit.

Këtë fakt e kanë paralajmëruar që në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje prania e forcave RENEA, ndërhyrjes së shpejtë dhe forcave të shumta policore që nisën operacionin e koduar “Krasta”. Ky operacion ka zbardhur tre ngjarje kriminale për vrasje, plagosje dhe rrëmbim personi, ngjarje këto që datonin që në vitin 2006, me tentativën e vrasjes së ish-drejtuesit të policisë Fadil Mema si dhe vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait të tij.

Në këto ngjarje, si të dyshuar janë identifikuar anëtarë të familjes Çapja, ku është arrestuar Florenc Çapja, ndërsa një tjetër anëtar i familjes Çapja, i dyshuar për këto ngjarje, ka qenë i ndaluar më parë për një ngjarje tjetër kriminale.

Ndërkohë, tre të identifikuarit e tjerë për këto ngjarje, ndonëse janë identifikuar, nuk është bërë e mundur kapja e tyre dhe janë shpallur në kërkim.

I njëjti hetim ka zbuluar edhe afera korruptive të punonjësve të Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe të sektorit privat, duke arrestuar 7 persona dhe shpallur në kërkim një të tetë. Në cilësinë e provave materiale, policia ka sekuestruar armë zjarri dhe municion luftarak, veshje policie, targa automjetesh, radio-marrëse dhe lëndë narkotike.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë