Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Eliminohen butonat, Tajlanda krijon ashensorin me pedale

Nga A2 CNN
21 Maj 2020, 14:06 | Bota
Eliminohen butonat, Tajlanda krijon ashensorin me pedale

Pandemia koronavirus ka nxitur ndryshime të shumta në jetën e përditshme për të shmangur sa më shumë kontaktin me duar të njerëzve. Në Tajlandë një qendër tregtare instaloi pedale për këmbët në një ashensor, duke hequr kështu butonat për të eliminuar riskun e ekspozimit ndaj mikrobeve.

“Të gjithë janë të frikësuar se mos infektohen me Covid-19 dhe mënyra më e lehtë për ta marrë virusin është kur prekni një objekt që është ekspozuar ndaj koronavirusit të ri dhe më pas mund të prekni fytyrën e për pasojë virusi kalon në gojën apo sytë tuaj. Prandaj erdhe me këtë ide”, tha Prote Sosothikul, zëvendëspresident i kompanisë që mirëmban qendrën tregtare.

Sistemi me pedale është pritur mirë nga klientët e qendrës tregtare, të cilët tani ndihen më të sigurtë.

“Mendoj se ata bënë një punë të mirë në rregullimin e këtij ashensori. Ndihem më e sigurt. Tani mund të përdorim këmbën për të lëvizur në ashensor”, tha një kliente.

Në fillim të kësaj jave, Tajlanda rihapi të gjitha qendrat tregtare dhe dyqanet për herë të parë që prej marsit në fazën e dytë të lehtësimit të masave kufizuese. Aktualisht, raporton më shumë se 3 mijë raste me koronavirus dhe 56 viktima. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë