Emocionet e Edy Reja: Moment i veçantë për Shqipërinë, fusha më mungonte

I rikthyer në Shqipëri për herë të parë prej shpërthimit të pandemisë, trajneri i Kombëtares, Edi Reja vlerësoi ecurinë e skuadrave shqiptare në arenën ndërkombëtare.
“Është një momenti veçantë për Shqipërinë, sepse katër skuadra kanë kaluar turin e parë. Më vjen keq për Tiranën, sepse me siguri meritonte më tepër fat, pasi mund të ishin kualifikuar edhe ata”, thotë Reja për A2.
Trajneri kuqezi pranoi emocionet e rikthimit në stadium dhe shprehet gati për startin e Ligës së Kombeve.
“Nuk kam qenë mirë në shtëpi, pasi nuk shihja dot fushën e futbollit. Sapo shkela këtu në stadium, u emocionova dhe ndjeva kënaqësi që pashë tapetin jeshil, sepse më kishte marrë malli”, pohon trajneri i Kombëtares.
Lajm i mirë edhe për Shqipërinë, sepse trajneri tashmë ndodhet tashmë në kryeqytetin shqiptar, i gatshëm për sfidat e shtatorit në Ligën e Kombeve.
“Unë jam gati, duhet të jenë gati edhe futbollistët”, saktëson një Reja në formë.