Ende nuk ka datë për nisjen e vitit të ri shkollor, Shahini dhe Manastirliu: Po bashkëpunojmë për detajimin e protokollit të sigurisë

Në një komunikim të përbashkët në Facebook, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, dhe ajo e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaruan se këto dy institucione po bashkëpunojnë për detajimin e protokolleve të sigurisë, për të garantuar kufizimin e përhapjes së virusit nëpër shkolla, por pa dhënë një datë të saktë për fillimin e mësimit.