Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ende pa datë për takimin me Vuçiç, Kurti: Serbia e tregoi fytyrën e saj me ndalimin e boksierëve

Nga A2 CNN
29 Tetor 2021, 16:49 | Kosova
Ende pa datë për takimin me Vuçiç, Kurti: Serbia e

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë mbetet pezull. Ende nuk ka asnjë datë konkrete për një takim të nivelit të lartë mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit, Aleksandër Vuçiç.

Megjithatë, gjatë nëntorit do të ketë një ballafaqim në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit, por do të jetë në nivel teknik.

“Takimi mund të ndodhte në gjysmën e dytë të nëntorit sa i përket përfaqësuesve të dyja shteteve tona, sa i përket takimit të udhëheqësve të shteteve nuk ka ndonjë datë për këtë gjë, besoj se kjo varet në masë të konsiderueshme nga Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak”, u shpreh Kurti.

Kryeministri Kurti njoftoi se ndalimi i ekipit të boksit të Kosovës për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit që po zhvillohej në Beograd do të adresohet në Bruksel.

“Me bllokimin që ua bëri boksierëve tanë në kufi Serbia e tregoi edhe një herë fytyrën dhe thelbin e saj si shtet për ata që  kanë pasur dilema. Natyrisht se këto çështje do të trajtohen në Bruksel. Këto do të adresohen edhe para se të ketë takim në Bruksel sepse jemi në bashkëpunim me ata përmes letrave që ua dërgojmë”, shtoi kreu i qeverisë.

Disa ditë më parë, Serbia ndaloi hyrjen e ekipit të boksit të Kosovës pasi kishte kërkuar që prezantimi të bëhej pa simbole shtetërore. Për këtë incident reagoi dhe Federata Ndërkombëtare e Boksit që kritikoi organizatorët e eventit në Beograd. Ndërsa qeveria e Kosovës planifikon të ndjekë procedura ligjore ndaj Serbisë lidhur me këtë çështje.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani