Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Energjia “gllabëron” paratë e buxhetit, jepen 8 miliardë lekë për KESH-in

Nga A2 CNN
25 Shtator 2022, 16:32 | Ekonomi

Paratë e vëna në dispozicion për të blerë energji po harxhohen shpejt. Me qëllim garantimin e furnizimit nga Buxheti i Shtetit janë alokuar 8 miliardë lekë të tjera, rreth 69 milionë euro për Korporatën Elektro-energjetike Shqiptare.

Në vendimin publikuar në Fletoren Zyrtare argumentohet se qëllimi i këtij fondi është mbulimi me likuiditet i veprimtarisë operacionale të shoqërisë.

Kjo shumë është pjesë e buxhetit prej 28 miliardë lekë në total, 20 prej të cilave për subvencione e 8 për kredi që qeveria akordoi për energjinë. Deri më tani është harxhuar rreth 60 për qind e kësaj shume.

Ndërkohë, pas një rënie  të ndejshme në 18 shtator, çmimi i energjisë elektrike në bursë ka nisur trajektoren rritëse duke u ngjitur në mbi 385 euro për megavat/orë të premten.

Ndonëse dhanë një dorë, shirat e javës së shkuar nuk kanë dhënë ndonjë ndikim të ndjeshëm në situatën hidrike në vend. Fierza ka mbetur në nivelin e 268.5 metër, ndërsa prurjet në Koman e Vaun e Dejës janë respektivisht 40 m3/sekondë dhe 10 m3/sekondë. rezerva energjetike ndërkohë përllogaritet në 462 gigavat/orë.

https://a2news.com/2022/09/23/ere-miraton-rritjen-e-cmimit-te-energjise-elektrike/
https://a2news.com/2022/04/27/energjia-elektrike-rama-skavica-dhe-vlora-do-te-na-ndihmojne-te-arrijme-pavaresine/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani