Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Enver Hoxhaj: Taksa? Pezullim i përkohshëm për t’i dhënë një mundësi dialogut

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2019, 20:55 | Kosova

I ftuar në studiot e A2 CNN, zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj komentoi perspektivat reale të suksesit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

Hoxhaj nënvizoi se në rajon tashmë “ka lëvizje përpara”, sidomos pas marrëveshjes midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, që bën që shumica e shteteve të  jenë tashmë anëtarë të Natos ose të BE.

Për sa i përket Kosovës, dhe veçanërisht qasjes së partnerëve ndërkombëtarë, Hoxhaj mendon se “Kosova është shumë lart në vëmendjen amerikane”, dhe se “viti 2019 mund të jetë vit historik me mundësi shumë të mëdha për marrëveshjen me Serbinë”.

Enver Hoxhaj në A2

Sipas tij, “amerikanët janë të interesuar që të ketë një plan kohor, dhe besoj që edhe Kosova është  e gatshme që të përmbyllet shtetformimi i saj”, që sipas tij do të thotë “njohje të ndërsjellë dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB”.

Për tarifën, Hoxhaj është pragmatist. “Unë kam qenë iniciuesi i idesë, vitin e kaluar, në një kohë kur Serbia bënte fushatë kundër njohjes së Kosovës. Për mua ishte e papranueshme që Serbia të vazhdonte këtë sjellje”, thotë zëvendëskryeministri, që shton “kur e vumë qëllimi ishte të lëndonim ekonomikisht Serbinë, por tani taksa ka filluar të reduktojë dialogun” vetëm në çështjen e taksës, edhe në dialogun me SHBA dhe partnerët.

Dhe thotë se “sidomos ku ulesh me një delegacion amerikan, duhet të flasësh 1 orë për taksen”.  Për këtë arsye ai zbulon qasjen e një “pezullimi të përkohshëm për t’i dhëne një shans dialogut”, sepse sipas tij dialogu përfundon në njohje të ndërsjellë.

Edhe për çështjen e prekjes së territorit ai duket i qartë. Çfarë është në tryezë? “Kemi një platformë që kemi hartuar si delegacion i Kosovës dhe do të prezantohet javën e ardhshme në Kuvend,  që është miratuar nga presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj. Aty ofrohet qartësi që territori i Kosovës është i pacenueshëm”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë