Enver Hyseni, për herë të fundit në skenë

Në rolin e tij të fundit, Enver Hyseni zgjodhi që të jetë vetja. Aktori i teatrit Migjeni ka preferuar ta mbyllë kështu karrierën e tij artistike, duke rrëfyer jetën e tij si aktor, por edhe si njeri.
Ka qenë miku dhe kolegu i tij Stefan Çapaliku që shkroi jetën e Enver Hysenit duke mbledhur gjithë kujtimet e tij.
E pikërisht, këtë dramë të artistit në diktaturë e më pas, e rrëfen për publikun, e rolin kryesor ia dedikon vetë personazhit.
“E ka jetuar epokën e tij pa thëne “Unë jam”, pa bërtit. Këto personazhe përbejnë ajkën e letërsisë botërore, si në krijimtarinë e Çehovit. Duhet ta çlirojmë letërsinë shqiptare nga letërsia e heronjve”’, theksoi regjisori Çapaliku.
Me një valixhe. Kështu nis edhe rrugëtimi artistik këtë fundjavë në Teatrin Eksperimental, i shfaqjes “Dome”, siç e thërrasin miqtë dhe kolegët Enver Hysenin.

Shkarkoni aplikacionin e A2