Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Epidemiologu Alban Ylli: Mund të kemi mbi 4000 raste me koronavirus

Nga A2 CNN
16 Prill 2020, 20:47 | Aktualitet
Epidemiologu Alban Ylli: Mund të kemi mbi 4000 raste me koronavirus

Epidemiologu Alban Ylli deklaroi në “Ditari” në A2 se në Shqipëri mund të ketë rreth 4000 të prekur nga koronavirusi.

“Nuk kemi dyshim se në popullatë ka më shumë raste të fshehura sesa diagnostikohen. Ky është fenomen mbarëbotëror. Në vendin tonë mund të jenë 4000 të infektuar, por me shenja të lehta ose pa shenja. Gjithësesi, është më mirë sesa skenari pozitiv që kishim parashikuar ne në fillim të pandemisë”, theksoi Ylli.

Ai shtoi se nuk priten “ditë me mbi 50 raste të reja”.

“Ne besojmë se në maj do të vendoset nën kontroll të plotë situata, por theksoj se nuk është 100% e parashikueshme”, nënvizoi Alban Ylli.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli