Epidemiologu Alimehmeti: Vdekjet nga Covid-19 do të ulen. Zor se do të ketë një variant të ri

“Shifrat janë në rënie. Ky trend rënës do të përkthehet edhe më rënie të shifrave spitalore dhe të humbjeve të jetës. Gjithsesi, rastet e reja mbeten në nivele të larta. Kur flasim për këto i referohemi rasteve zyrtare. Ne dimë shumë mirë se kemi edhe raste të tjera. Se sa do të ndikojë nisja e shkollave, kjo mbetet për t’u parë”.