Epidemiologu Ulqinaku: Ja pse është mirë që të kemi raste të reja çdo ditë

Epidemiologu Dritan Ulqinaku deklaroi në “Ditari” në A2 se edhe për dy javë të tjera do të jetë e vështirë që në vendin tonë të mos ketë raste të reja me Covid-19, por, sipas tij, shifra e ulët e rasteve do të bëjë që të vazhdojmë të jemi të përqendruar ndaj virusit.