Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Epoka Meloni, BE dhe Rusia, fitorja që ndau Europën dhe sfida me qeverinë e re në Itali

Nga A2 CNN
27 Shtator 2022, 20:26 | Aktualitet

Fitorja e qendrës së djathtë në Itali me prirjet më ekstreme që nga koha e Benito Mussolinit e ka ndarë Europën në gjysmë, duke nxitur entuziazmin e të djathtëve, por edhe ankthin në anën tjetër se çfarë do të ndodhë në vendin me ekonominë e tretë më të madhe në Bashkimin Evropian. “Vëllezërit e Italisë” e drejtuar nga Giorgia Meloni rezultoi partia e parë në zgjedhjet e parakohshme të së dielës. 45-vjeçarja Meloni është në rrugën e duhur për t'u bërë kryeministrja më e re dhe e parë femër e Italisë. Por me shumë pikëpyetje për qeverinë që do të formojë dhe politikat që do të ndjekë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu