Erdogan mbledh qeverinë e re, ministrat betohen edhe përpara Ataturkut

Nga A2 CNN
6 Qershor 2023, 17:22 | Bota
Erdogan mbledh qeverinë e re, ministrat betohen edhe përpara Ataturkut

Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan mbajti mbledhjen e qeverisë së re pas ceremonisë së betimit për mandatin e tij të tretë në krye të vendit.

Ministrat e rinj dhe zyrtarë të tjerë të lartë vizituan më parë dhe mauzoleumin e Mustafa Kemal Ataturk, i cili konsiderohet si themelues të Republikës moderne turke.

Erdogan i caktoi ministrat e rinj të kabinetit të dielën e kaluar, ku ra në sy se pjesa më e madhe e anëtarëve të kabinetit ishte zëvendësuar, përfshirë këtu dhe kryediplomatin Cavusoglu.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi