Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

"Është e shkruar në yje", astrologët lexojnë fatin e bebes mbretërore

Nga A2 CNN
15 Prill 2019, 13:02 | Showbiz
"Është e shkruar në yje", astrologët lexojnë

Mediat britanike janë mahnitur krejtësisht pas bebes mbretërore, aq sa kanë vënë baste publike nëse do të jetë djalë apo vajzë. Por teksa pritet që Meghan Markle të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me princin Harry, tabloidet dhe televizionet britanike, sjellin histori nga më të pabesueshmet rreth pritshmërive për princin apo princeshën e ardhshme, jo vetëm për emrin më të kuotuar por edhe sesi do të jetë ai ose ajo, në tipare apo personalitet.

Nëse fëmija do të lindë në fund të muajit prill apo javën e parë të majit, do të jetë i shenjës demi. Sipas astrologes amerikane Charis Milona, bebja mbretërore do të lindë pa flokë dhe do të jetë i guximshëm. 

“Ka një linjë vërtet të lehtë që ndan tiparet e tij. Po presim për një fëmijë ekstrovers, krenar, të guximshëm dhe me super elementë, të shkruara në yje”, thotë Milona.

Harry dhe Meghan, ende nuk kanë dhënë një datë se kur pritet të mbërrijë bebja e tyre dhe kanë kërkuar që gjithçka të mbetet sa më private. Astrologia bën një lexim edhe të shenjave të tyre, pasi kjo tregon se çfarë prindërish do të jenë ata. “Meghan ka lindur në gusht dhe është luani, Harry është virgjëresha. Ajo do të jetë nënë perfekte dhe shumë ushqyese për fëmijën. Ndërsa Harry do të jetë baba përgjegjës. Unë lexoj në yje se Harry do të jetë më i duruar se Meghan. Edhe bebja mbretërore, sipas astrologëve, do të jetë një yll në ngjitje gjithë jetën e tij, edhe kjo e shkruar në yje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë