Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Është rritur pasiguria për investime”, Lazimi: Në Shqipëri mungojnë alternativat

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2022, 20:23 | Ekonomi
“Është rritur pasiguria për investime”, Lazimi:

“Me pandeminë, kemi një situatë të re gjeopolitike në nivel global. Në rastin më të keq do të kemi rajonalizim të ekonomive”.

Kështu u shpreh në A2 Business Majlind Lazimi, ekspert për ekonominë, teksa foli për investimet e huaja në Shqipëri.

Më tej, ai tha se në vendin tonë mungojnë alternativat. “Ne duhet ta shikojmë në këtë këndvështrim që ka risqe të rritura, ka dhe mundësi të reja. Me situatën inflacioniste duhet të kemi parasysh që edhe norma e interesit pritet të rritet, kjo do të bëjë edhe më të vështirë tërheqjen e investimeve të reja për shkak se është rritur pasiguria dhe kostoja e kapitalit. Së treti, rasti i Shqipërisë, është mungesa e alternativave të investimit. Po të shikojmë, sot kemi bono thesari që shkojnë në një maturim 12 mujor, që kanë një normë interesi 5,74 %, shumë më të lartë se sa kanë depozitat në banka”, tha Lazimi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë