Et’hem Qerimaj feston me familjen 85-vjetorin në skenë

Ka zgjedhur që ditëlindjen e tij të 85-të ta festojë me muzikë, ashtu sikurse ka ditur të jetojë Et’hem Qerimaj, prej më shumë se 6 dekadash.

Publiku ka mirëpritur interpretimet më të mira të mjeshtrit që në mënyrë autodidakte mësojë të luajë jo vetëm muzikën shqiptare, por edhe atë të huaj, duke përcjellë nga çdo udhëtim jashtë Shqipërisë muzikën më të mirë që dëgjonte te të rinjtë e familjes që ndoqën modelin e tij.

Ethem Qerimaj rrëfen për A2 CNN se kjo dinasti muzikore do të mbijetojë gjatë nëse e dëgjojnë muzikën me shpirt, ashtu sikurse dikur Et’hemi i vogël dëgjonte në një fshat të Përmetit babain e tij teksa luante në violinë. Aq shumë nisi ta donte violinën, sa vshtirë të shkëputej prej saj. Edhe aty, në fshat, kur një ditë mbërriti politika, Et’hem Qerimaj do të shfaqej. Nga ai çast, atij dhe familjes së tij do t’i ndryshonte jeta. Sot më i madhi i Qerimajve e tregon këtë histori, si atë pikënisjen e një rrugëtimi artisti që do ta bënte të njihte edhe muzikën jashtë kufijve të Shqipërisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN