Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Etjen Xhafaj rendit përfitimet që ka Shqipëria nga “Open Balkan”

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2021, 21:54 | Politikë
Etjen Xhafaj rendit përfitimet që ka Shqipëria nga “Open

Etien Xhafaj, deputet i Partisë Socialiste, shpalosi në studion e “Absolut 4” në A2 CNN përfitimet që do të ketë Shqipëria nga “Ballkani i hapur”.

“A do të integrohemi ne? Palë-palë do të integrohemi? Apo rajonalisht, siç ka ndodhur gjithmonë në historinë e integrimit. Një nga problemet kryesore të Ballkanit Perëndimor ka qenë gjithmonë se 6 vendet janë në garë me njëri-tjetrin për investime të huaja apo subvencione. Nëse garojmë veç e veç kemi më pak mundësi t’i tërheqim investimet sesa nëse garojmë të gjithë bashkë. Synimi i Ballkanit të Hapur është që diçka që do të nisë eventualisht (integrimin në BE), ta marrim në dorë vetë e ta nisim”, deklaroi Xhafaj.

https://a2news.com/2021/11/04/bashkepunimin-e-bejme-edhe-pa-open-balkan-por-me-serbine-nuk-kemi-lidhje-nga-prehistoria/

“Po flasim për një proces ku nuk po themi që do të zëvendësojmë partnerët tanë historikë tregtarë. Të gjitha vendet, ashtu si ne, që janë izoluar nga rajoni dhe kanë parë jashtë tij, kanë pasur probleme. Të gjithë biem dakord që Procesi i Berlinit është shumë i mirë, por kur kampioni që ka mbajtur flamurin e atij procesi nuk është më aty, duhet ta marrim ne pronësinë e atij procesi. Nëse vetë kancelarja është dakord, ne për çfarë duhet ta përkthejmë në nacionalizëm? Realiteti është që të gjithë vendet kanë nevojë që të koordinohen me fqinjët. Nuk po flitet për zëvendësimin e aspiratës së shumicës së shqiptarëve, këtu po flitet që të pararendim disa procese dhe të stërvitemi për atë që na pret në të ardhmen”, shtoi deputeti socialist.

https://a2news.com/2021/11/04/ballkani-i-hapur-nezir-kraki-nuk-ofron-asnje-zgjidhje-per-shqiperine-synohet-defaktorizimi-shqiptar-ne-rajon/

A2 CNN Livestream

Dita jonë