Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

EURALIUS dhe USAID i përgjigjen KLGJ-së për Dvoranin

Nga A2 CNN
10 Qershor 2020, 12:17 | Aktualitet
EURALIUS dhe USAID i përgjigjen KLGJ-së për Dvoranin

EURALIUS dhe USAID i janë përgjigjur Këshillit të Lartë Gjyqësor, që kishte kërkuar opinion nga misionet e SHBA-së dhe BE-së që ndihmojnë drejtësinë në vend lidhur me çështjen “Dvorani”.

"Duke u nisur nga shkresa dhe informacionet që na dërguat, kuptojmë që kërkesa juaj rrjedh nga nevoja për të adresuar një çështje individuale. Në këtë kontekst, Misioni Euralius V dhe Projekti i USAID-it Drejtësi për të Gjithë në Shqipëri janë të detyruar të theksojnë se, ndonëse ne jemi të përgatitur të ofrojmë asistencë teknike për Këshillin, jo vetëm si një çështje parimore, por edhe praktikash të përcaktuara qartë, ne nuk japim opinione për çështje individuale, pasi kjo është një përgjegjësi ekskluzive e Këshillit", është përgjigjja e EURALIUS dhe USAID.

Mbledhja e KLGJ në të cilën do të jetë në rend dite çështja “Dvorani” do të mbahet të enjten.

Ardian Dvorani është emëruar në Gjykatën e Lartë në vitin 2005, nga radhët e juristëve të spikatur, në pozicionet e anëtarëve jogjyqtarë. Mandati kushtetues i tij ka përfunduar në vitin 2014. Ai vijon të jetë në detyrë gati 7 vjet përtej mandatit, me argumentin ligjor se po pret emërimin e pasardhësit.

Më 15 prill Presidenti i Republikës përcolli një shkresë në KLGJ, ku pretendonte se Dvorani duhet të dorëzonte detyrën e gjyqtarit të Lartë dhe atë të kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Sipas kreut të Shtetit, emërimi në detyrë i tre anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë në muajin mars nga radhët e juristëve të spikatur, Sokol Sadushi, Ervin Pupe dhe Ilir Panda, përbënin shkak ligjor për largimin e Dvoranit.

Nga ana e tij, në qëndrimin e paraqitur në KLGJ, Dvorani e konsideroi letrën e presidentit ndërhyrje në pushtetin gjyqësor, tejkalim kompetencash dhe po ashtu mungesë kompetence nga KLGJ-ja për shqyrtimin e saj. Më tej Dvorani theksonte se vakancat në Gjykatën e Lartë shpallen për pozicionet dhe jo me emra nominalë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani